Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona – Emrat. Sekuestrohen edhe granata

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona – Emrat. Sekuestrohen edhe granata

Policia ka arrestuar dy persona në zonën e Bathores për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ranë Agron Tafaj, 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç, dhe Tajson Tafa, 27 vjeç, banues në Tiranë. Të dy personat kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe u kapën në flagrancë në zonën e Bathores, ndërsa transportonin 4 kilogramë kanabis me qëllim shitjen në doza në zonat e Bathores dhe Kamzës. Pas arrestimit, shërbimet e policisë kryen kontrolle në banesat e të dyshuarve. Në banesën e 53-vjeçarit në Gjormë u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me ndriçim artificial. Gjatë kontrollit u sekuestruan: 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa të kultivuara në vazo 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis...