Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar ndaj magjistratit me inicialet Sh.L., gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vendosjen e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, deri në një vit”. Gazetarja e Klan News Glidona Daci e cila ka siguruar kërkesën për procedim disiplinor, bën me dije se ajo bazohet në 13 ankesa të depozituara ndaj gjyqtarit, për vonesa të përsëritura në zbardhjen e vendimeve gjyqësore në periudhën 2021–2023, përtej afateve ligjore, në disa raste deri në katër vite. Sipas raportit të Inspektoratit, mosrespektimi i afateve nuk ishte episod i izoluar, por një model i përsëritur. “Nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit...