“Unë nuk jam hakmarrës, por…”, Veliaj publikon rrëfimin noterial të dëshmitarit italian: Si nisën protestat dhe kurthi ndaj meje

“Unë nuk jam hakmarrës, por…”, Veliaj publikon rrëfimin noterial të dëshmitarit italian: Si nisën protestat dhe kurthi ndaj meje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas skandalit të zbuluar, ku ‘dëshmitari’ Italian Gabriele Tarroni Longinotti u tërhoq nga akuzat që kishte bërë ndaj tij në Syri Tv, duke pranuar se kishte shpifur në këmbim të parave që i kishin premtuar. Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme. Mesazh nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën! Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një...