Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasi këmbësoren në vija të bardha dhe u largua, pranga drejtuesit të mjetit në Vlorë
Një 24-vjeçar u vu në pranga të Policisë së Vlorës pasi aksidentoi një qytetare në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.