Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtëpi bari dhe municion luftarak pa leje, arrestohen dy persona në Laç dhe Tiranë
Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Kombinimi”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, janë vënë në pranga dy shtetas të përfshirë në veprimtari kriminale. Të arrestuarit janë Agron Tafaj, 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë të Laçit, dhe Tajson Tafa, 27 vjeç, banues në Tiranë. Të dy personat kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në zonën e Bathores, duke lëvizur me dy automjete ku gjatë kontrollit u zbuluan 4 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, e ndarë për shitje me doza në zonat e Kamzës dhe Bathores. Më pas, në bashkëpunim me Policinë e...