Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës, rreziku më i madh për shqiptarët është droga

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës, rreziku më i madh për shqiptarët është droga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik. Berisha denoncoi presionin e qeverisë ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan. Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat. Berisha u ndal edhe te lidhjet me kartelet e drogës, duke theksuar se antimafia italiane ka zbuluar një takim të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba me bosët...