Zbulohet ‘shtëpi bari’në Kamëz, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

Zbulohet ‘shtëpi bari’në Kamëz, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

MOMENTI I ARRESTIMIT TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Kombinimi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 12 kg kanabis, municione luftarake (granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol), armë të ftohta dhe peshore elektronike. Zbulohet një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba. Sekuestrohen nga banesa, 168 bimë dhe fidanë narkotikë.     Vihen në pranga 2 shtetasit që kryenin këto veprimtari kriminale. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke transportuar 4 kg kanabis, me qëllim shitjen në doza. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas...