Qarkullonte nëpër Tiranë më mjetin 160 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini Urus”, Shpataj e kishte vendosur në emrin e një biznesmeni

Qarkullonte nëpër Tiranë më mjetin 160 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini Urus”, Shpataj e kishte vendosur në emrin e një biznesmeni

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë 160 mijë euro. Ky sekuestrim ka ardhur në kuadër të operacionit të koduar  “Manovra”, që synon identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive me burim kriminal. Mjeti është ndaluar gjatë një kontrolli në aksin rrugor “Sauk–TEG” dhe drejtohej nga Sahit Shpataj, 34 vjeç, person me precedent penal për disa vepra, përfshirë vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë. Nga verifikimet e kryera, rezulton se automjeti ishte regjistruar në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe justifikimin e vlerës së mjetit. Si pasojë, ndaj të dyve është nisur procedim penal dhe...