PD vijon takimet me partitë opozitare për kandidatin e Tiranës, Kapri: Propozuam një emër! Këlliçi: Duhet një kandidaturë e unifikuar

PD vijon takimet me partitë opozitare për kandidatin e Tiranës, Kapri: Propozuam një emër! Këlliçi: Duhet një kandidaturë e unifikuar

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri ditën e sotme ka zhvilluar një takim me grupin negociator të Partisë Demokratike, me qëllim përcaktimin e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të zhvillohen në bashkinë e Tiranës. Kapri në një deklaratë të shkurtër prër mediat, pas përfundimit të takimit, bëri të ditur se kanë propozuar një kandidat për bashkinë e Tiranës, por pa zbuluar emrin. Kapri: Nuk është i rëndësishëm emri. Ne nuk po vemë asnjë kush për emra, jemi te parimi. Emri është dytësor. Kemi dhënë dhe ide të tjera. Për ne ka rëndësi parimi dhe ne nuk po vëmë asnjë kusht për emrin, do i qëndrojmë parimit. Ne mendojmë se kjo është forma e vetme që mund të fitohet Tirana...