Plani për të dërguar trupa në qytetet ‘e rrezikshme’, Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

Plani për të dërguar trupa në qytetet ‘e rrezikshme’, Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u ka dhënë urdhër gjeneralëve të mbrojnë Amerikën nga ‘lufta nga brenda’. Trump i prezantoi të martën gjeneralëve të lartë të ushtrisë planet e tij kontraverse për të dërguar trupa federale në qytetet amerikane që ai i konsideron “të rrezikshme”, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “nën pushtim nga brenda”. Në një fjalim para oficerëve të lartë ushtarakë në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantico, Virxhinia, Trump u shpreh se detyra e ushtrisë nuk është vetëm mbrojtja nga kërcënimet e jashtme, por edhe lufta kundër “armikut të brendshëm” brenda vendit. “Është një luftë nga brenda. Ne jemi nën pushtim nga brenda,” tha presidenti, duke iu referuar situatës në qytetet kryesore të drejtuara nga demokratët...