Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dogjën automjetin e 30-vjeçarit në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes, i shpallur në kërkim prej muajsh
Pas disa muajsh kërkim është vënë në pranga autori i dytë, i cili në bashkëpunim me një të ri, i vunë flakën makinës së një 30-vjeçari në Burrel. Ngjarja ka ndodhur më datë 1 qershor, ndërsa më herët është vënë ën pranga shtetasi me iniciale E.K. (H), 24 vjeç. Njoftimi: Mat/ Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Firemen”. Kapet dhe ndalohet autori i dytë i ngjarjes së datës 1 qershor 2025, ku në qytetin e Burrelit u dogj automjeti që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar. Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u...