Alarm edhe në Gjermani/ Nisin hetimet për dronë misteriozë mbi infrastrukturën në Schleswig-Holstein, dyshohet për spiunazh

Alarm edhe në Gjermani/ Nisin hetimet për dronë misteriozë mbi infrastrukturën në Schleswig-Holstein, dyshohet për spiunazh

Autoritetet gjermane po hetojnë për raste të dronëve të panjohur që janë parë mbi objekte të infrastrukturës kritike në tokën federale Schleswig-Holstein. Dronët u regjistruan më 25 shtator pas orës 21:00. Fillimisht, dy pajisje të vogla fluturuan mbi fabrikën e Thyssenkrupp, ndërsa më vonë një grup dronësh u shfaq mbi Spitalin Universitar të Kielit. Pas orës 22:00, pajisje të ngjashme u panë mbi termocentralin bregdetar, kanalin veri-lindor dhe Gjirin e Kielit. Përveç tyre, dronët fluturuan mbi ndërtesën e parlamentit të landit në Kiel dhe vëzhguan rafinerinë e naftës Heide, e cila furnizon aeroportin e Hamburgut me kerosen. Sipas policisë, dronët lëviznin në trajektore paralele, që mund të tregojë përpjekje për matje precize. Ministrja e Brendshme e Schleswig-Holstein, Sabine Sütterlin-Waack, konfirmoi nisjen e hetimeve me dyshimin...