Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ngjarjen kriminale, ku një automjeti iu vu flaka. Ngjarja ndodhi në 1 qershor të këtij viti në qytetin e Burrelit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua Jurxhini Sada, banues në Burrel. NJOFTIMI I POLICISE Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Firemen”. Kapet dhe ndalohet autori i dytë i ngjarjes së datës 1 qershor 2025, ku në qytetin e Burrelit u dogj automjeti që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar. Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u...