Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë
Ministrja Diella, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje që prek mijëra gra çdo vit. Në postimin e saj, ministrja thekson se “shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë”, duke e cilësuar kancerin e gjirit jo vetëm si një sfidë shëndetësore, por si një plagë që prek familjet dhe të ardhmen e komuniteteve. “Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë”, shkruan ajo. Ministrja vë në pah edhe rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër kësaj sëmundjeje, duke thënë se ato...