Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sekuestrohet “Lamborghini” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, pronari ‘kriminel përsëritës’
mjeti i sekuestruar TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar një mjet luksoz, pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i pronarit të saj. Mjeti “Lamborghini” me një vlerë prej 160 mijë eurosh, është në pronësi të shtetasit Sahit Shpataj, por për t’i shpëtuar gjurmimit, ishte regjistruar në llogari të një kompanie private. Shpataj rezulton i dënuar më parë për disa akuza, përfshirë vjedhjen dhe dhunën në familje. Në vitin 2014, emri i tij ka dalë në skenë për disa vjedhje në kryeqytet, pasi ndalonte makinat duke u shtirur si punonjës i policisë rrugore. Policia ka vënë nën hetim përveç Shpatajt dhe pronarin e kompanisë, në emrin e të cilit ishte regjistruar mjeti luksoz. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin...