Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Mesazhi: “Mos e lini këtë njeri të afrohet askund në Lindjen e Mesme, e lëre më në Gaza”
Politikani dhe parlamentari britanik Jeremy Corbyn tha se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, nuk duhet të lejohet të bëhet një nga mbikëqyrësit për Gazën, siç parashikohet në planin e Trump, duke theksuar se ai është njeriu përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve në agresionin kundër Irakut. Corbyn kujtoi se si “vendimi katastrofik i Blair për të pushtuar Irakun kushtoi mijëra e mijëra jetë”. “Ai nuk duhet të jetë askund afër Lindjes së Mesme, e lëre më në Gaza”, tha politikani me përvojë. “Nuk është për Blair, Trump apo Netanyahu të vendosin për të ardhmen e Gazës. Është për popullin e Palestinës”, përfundoi Corbyn në një postim në X. Ndërkohë, tej kësaj, Blair njihet dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, ç’prej ky i...