Përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet ‘Lamborghini’ 160 mijë euro në Tiranë

Përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet ‘Lamborghini’ 160 mijë euro në Tiranë

Një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro është sekuestruar në Tiranë. Mjeti luksoz dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale. Makina luksoze përdorej nga Sahit Shpataj, një person i dënuar për disa vepra penale. 34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën. “Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të...