Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur dhe një i plagosur

Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Mynihut, ku u regjistruan shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm të forcave të rendit dhe emergjencës. Sipas raportimeve fillestare të publikuara nga gazeta Bild, një person është gjetur i vdekur, ndërsa të paktën një tjetër ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. Dyshohet se autori i ngjarjes ngriti kurth në banesën e prindërve të tij, i ka vënë flakën shtëpisë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Incidenti ndodhi në rrugën Lerchenauer Straße, ku autoritetet kanë bllokuar një zonë të gjerë përreth vendngjarjes. Që në orët e para të mëngjesit, një re e dendur tymi ka qenë e dukshme nga larg, ndërsa banorëve u është kërkuar...