Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trazohen ujërat brenda selisë, demokratët i “hedhin dorashkën” Sali Berishës, e propozojnë të garojë përballë…
Rigels Seliman Një furtunë e vërtetë politike duket se ka përfshirë selinë blu. Emri i Sali Berishës është hedhur në arenën e madhe për Bashkinë e Tiranës, ku socialistët pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme me Ogerta Manastirliun. Ideja erdhi nga ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili nuk la vend për dyshime, ndërsa shprehu dje bindjen teksa ishte i ftuar në një studio televizive se kandidati i vetëm që mund të mundë Partinë Socialiste dhe të ngjallë shpresën është Sali Berisha. Madje Sula, i vendosur dhe pa ekuivoke, theksoi se kryedemokrati Berisha ka në dorë të ndryshojë fatin e opozitës, ndërsa shtoi se ish-kryeministri është shpresa e fundit e opozitës. “Sali Berisha mund të ishte dhe duhet të jetë, nëse ka ndërmend të përballet...