“Tetori rozë”, Presidenti Begaj mesazh grave dhe vajzave: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë

“Tetori rozë”, Presidenti Begaj mesazh grave dhe vajzave: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë

Me nisjen e Tetorit Rozë, muajit të fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh inkurajues për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfide. Duke iu referuar sloganit të këtij viti të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Tetorin Rozë: “Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”