Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk mund të punoj 13 orë në ditë”/ Orët shtesë të punës, grevë e përgjithshme në Greqi
Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shpallur nga sindikatat më të mëdha, GSEE dhe ADEDY, të cilat kundërshtojnë ligjin e ri të punës. Në protestë marrin pjesë punonjësit e sektorit privat dhe publik, personeli shëndetësor dhe urgjencat, mësuesit, por edhe punonjësit e gjykatave, raporton për Top Channel Aleksandër Marku. Gjithashtu prej orëve të para të mëngjesit nuk kanë lëvizur trenat dhe taksitë, ndërsa anijet mbetën të ankoruara në porte. Transporti urban funksionon me kufizime, ashtu edhe metroja, trami dhe treni elektrik. Fluturimet ndërkohë nuk janë anuluar , pas vendimit të gjykatës që shpalli të paligjshme grevën e kontrollorëve të trafikut ajror. Në Athinë, sindikatat GSEE(sektori privat)dhe ADEDY(sektori publik) zhvillojnë marshime proteste në sheshin Klafthmonos, ndërsa sindikata PAME që mbështetet nga...