Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet
Lëvizja palestineze Hamas ka reaguar ndaj propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të anshëm” në favor të Izraelit. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga gazeta “Asharq al-Awsat”, me seli në Londër, Hamas shprehet i gatshëm ta shqyrtojë planin “me pozitivitet absolut”. Burimet brenda lëvizjes theksojnë se plani i SHBA-së i jep Izraelit kontroll të gjerë mbi ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese për respektimin e të drejtave të palestinezëve, çka konsiderohet si një pikë kritike në propozimin amerikan. Megjithatë rezervat e thella, Hamas duket se nuk do ta refuzojë automatikisht planin, duke lënë derën hapur për dialog dhe negociata, nëse komuniteti ndërkombëtar angazhohet seriozisht për të garantuar...