“Emergjencë bërthamore në Ukrainë”/ Zelensky paralajmëron për rrezik pas ndërprerjes më të gjatë të energjisë në centralin e Zaporizhzhias

“Emergjencë bërthamore në Ukrainë”/ Zelensky paralajmëron për rrezik pas ndërprerjes më të gjatë të energjisë në centralin e Zaporizhzhias

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një situatë kritike në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti elektrik për shtatë ditë me radhë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus. Duke folur në mesazhin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se bombardimet e vazhdueshme ruse po pengojnë punimet për rivendosjen e lidhjeve me rrjetin elektrik, ndërsa një prej gjeneratorëve me naftë, që furnizon centralin me energji emergjente, ka ndaluar së funksionuari. “Kjo është dita e shtatë. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një emergjencë të tillë në centralin e Zaporizhzhias. Situata është kritike”, tha ai. “Asnjë terrorist në botë nuk ka guxuar të bëjë me një central bërthamor atë që...