Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet. Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore. 34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën. Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”,...