Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angli/ Shqiptari pas aksidentit të rëndë i vë flakën makinës, dënohet me 5 vite burg
Një shtetas shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe, pas një hetimi të kryer nga Policia e Thames Valley lidhur me një aksident të rëndë dhe mashtrim sigurimesh në qytetin e Oxfordit. Besjan Karaj, 27 vjeç, banues në Field Avenue, Oxford, u dënua të premten (26 shtator) nga Gjykata e Lartë e Oxfordit. Përveç burgut, ai u pezullua nga e drejta e drejtimit të automjeteve për 5 vite e gjysmë, dhe do të duhet të kalojë një test të avancuar për të rimarrë patentën. Karaj u deklarua fajtor për një akuzë të shkaktimit të lëndimeve përmes drejtimit të rrezikshëm dhe një tjetër për mashtrim me përfaqësim të rremë ndaj kompanisë së sigurimeve. Më 13 korrik të vitit të kaluar, Karaj po...