Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Begaj pret në Presidencë të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Presidencë me presidentin e vendit, Bajram Begaj në Presidencë. Deri më tani nuk dihet arsyeja e takimit mes VanHorn dhe Begajt. Megjithatë, takimi vjen një ditë pasi Këshilli i Ministrave njoftoi vakancën në 6 bashki të vendit. Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Top Channel