Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonin të armatosur dhe të pajisur me radio si të Policisë, vihen në pranga dy persona në Tropojë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi qarkullonin të armatosur në Tropojë. Sipas uniformave blu, janë arrestuar shtetasit Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Prengzaj me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak. Ndërsa në banesën e shtetasit Ismajlgeci u gjetën 2 radio si ato të Policisë. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti” Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1...