Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Armë zjarri dhe radio si të policisë! Kontrolli ‘fundos’ dy tropojanët, dyshime se mund të jenë përfshirë në ngjarje kriminale
armet dhe sendet e sekuestruara TROPOJË- Dy persona janë arrestuar nga policia në Tropojë, pasi i janë gjetur armë zjarri, si dhe radio të ngjashme me ato që përdoren nga policia. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në pranga janë vënë shtetasit Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci. Gjatë kontrollit në mjetin e Prengzajt u gjetën 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. NJOFTIMI I POLICISË: Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti”. Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e...