Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet në Tiranë/ PD bisedime me Lapajn dhe Shaban, priten takime me Shehajn dhe Idrizin
Partia Demokratike po përshpejton ritmin e takimeve me aleatët e saj për të gjetur një emër që do të sfidojë kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, në garën për Bashkinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se grupi negociator i opozitës ka zhvilluar një sërë bisedimesh me partitë e opozitës. Sipas të njëjtave burime, një ditë më parë demokratët janë ulur në tavolinë me Endri Shabanin e “Nismës Thurje” dhe me Adriatik Lapajn nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, në takime të ndara nga njëri-tjetri. Objektivi, sipas negociatorëve, është të testojnë terrenin për një figurë të pranueshme që mund të garantojë unitet opozitar dhe të sfidojë realisht kandidaturën socialiste. Në këtë kuadër, pritet një takim edhe me ish-deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili tashmë përfaqëson partinë e...