Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”. Dy prej tenderave kanë të bëjnë me projektin e rrugës Korçë-Ersekë, e konsideruar si një aferë korruptive, më konkretisht tenderi për projektimin e rrugës dhe mbikqyrjes së punimeve, të dy të fituar nga kompania “A & E Engineering” e Entela Çanos, në konflikt të hapur interesi. Rruga Korçë-Ersekë, gjithsej 35 km e gjatë, ka kushtuar rreth 72,4 milionë euro pa TVSH, një kosto që u trefishua nga Qeveria Rama, e cila përfundoi gjysmën e projektit. Ajo duhet të...