Priten zgjedhjet në 6 bashki, Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Priten zgjedhjet në 6 bashki, Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn i ka shkuar këtë mëngjes në zyrë presidentit Bajram Begaj në Presidencë. Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, por kujtojmë se vjen një ditë pasi qeveria i dërgoi presidentit vakancat për 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, përfshirë edhe atë të Tiranës. Pas vendimit të Begajt pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve pas zgjedhjeve të 11 majit, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra. Ndërkohë, sa i përket Tiranës, situata është më komplekse. Pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgim,  nga Këshilli Bashkiak si dhe nga Këshilli i Ministrave, ai e ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse ligji parashikon që vendimi...