Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Gjermani/ Shpërthime me eksploziv në një banesë, autori i merr jetën vetes
Një operacion i madh policor dhe zjarrfikës po zhvillohet që nga orët e para të mëngjesit në Mynihun verior, pas disa shpërthimeve dhe një zjarri në një ndërtesë banimi në zonën e Lerchenauer Straße. Njësi speciale dhe ekspertë të çaktivizimit të bombave janë në vendngjarje për të kontrolluar situatën. Rreth orës 4:40 të mëngjesit, zjarrfikësit morën njoftim për zjarin në ndërtesë, ndërsa më vonë raportohet se pati edhe të shtëna dhe shpërthime të forta. Një trup mashkulli u gjet në vendngjarje, ndërsa një person tjetër me plagë nga armë zjarri u gjet pranë liqenit Lerchenauer. Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima është dyshuar se ka mbushur shtëpinë e prindërve me eksploziv, ka ndezur zjarrin dhe më pas i ka marrë jetën vetes. Policia ka rrethuar...