Nuk ka marrëveshje në Kongres! Çfarë pasojash sjell mbyllja e qeverisë amerikane

Nuk ka marrëveshje në Kongres! Çfarë pasojash sjell mbyllja e qeverisë amerikane

Foto ilustruese, MBYLLET QEVERIA AMERIKANE SHBA- Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë zyrtarisht në mbyllje administrative, pasi mesnatën e së martës nuk u arrit asnjë marrëveshje buxhetore mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres. Pezullimi i qeverisë pritet të ketë ndikime të gjera në jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë dhe në funksionimin e institucioneve publike. Çfarë do të thotë kur një qeveri amerikane “mbyllet”? Sistemi politik amerikan kërkon që çdo vit, më 1 tetor, Kongresi të miratojë buxhetin për agjencitë federale. Në mungesë të një marrëveshjeje për financimin vjetor ose për një zgjatje të përkohshme (e quajtur rezolutë e vazhdueshme), shumë agjenci publike pezullojnë pjesërisht ose plotësisht veprimtarinë e tyre. Mbyllja nuk ndikon në të gjithë qeverinë – shërbime të rëndësishme si policia,...