Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama do të niset këtë të mërkurën drejt Danimarkës për të marrë pjesë nesër në takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian. Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Kopenhagen për të diskutuar mbi mbrojtjen e Europës dhe sigurinë në rajon. Në fokus të takimit do të jenë zhvillimet në kuadrin e luftës në Ukrainë dhe synimi për paqen në kontinentin europian.