Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“SPAK po heton një deputet”/ Karamuço: Priten arrestime, janë shtyrë për shkak të ngarkesave për çështjet
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Prokuroria e Posaçme po heton një deputet. Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Karamuço u shpreh se priten arrestime nga SPAK, por janë shtyrë për shkak të ngarkesave në shumë çështje. “Nga SPAK kemi pritur lëvizje të reja. E kam thënë që një po hetohet një deputet. Nuk mund të them se do të arrestohet, por është duke u hetuar. Ma kanë konfirmuar edhe dy gazetarë. Nuk mund ta them. Është ende nën hetim. Një prokurore e SPAK po heton çështjen., Të presim se si do të shkojë.”, theksoi ai.