Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pedri paralajmëron PSG: Ata janë një ekip i madh, por ne jemi Barcelona!
1 Tetor 2025 8:53 Telesport Mesfushori i Barcelona, Pedri, ka ngritur presionin përpara ndeshjes së madhe të Champions League që do të luhet sot kundër PSG. Ai ka deklaruar se, megjithëse parisienët do të përpiqen të ruajnë posedimin, “blaugranët” janë të bindur se mund t’i mposhtin ata pikërisht në këtë aspekt. “Unë preferoj të luaj kundër një skuadre si PSG sepse edhe ata duan të marrin iniciativën dhe të mos mbyllen, dhe kjo e bën më të lehtë krijimin e rasteve. Do të jetë një ndeshje ku të dyja skuadrat do të duan të ruajnë posedimin. Ne jemi një skuadër e guximshme dhe mendoj se mund ta bëjmë”, tha Pedri. Pedri theksoi gjithashtu se ndeshja do të jetë një mundësi për t’u hakmarrë pas humbjes...