Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick: Me Szczesny fituam tre trofe. Yamal? Vetëm talenti nuk mjafton…
1 Tetor 2025 9:05 Alfred Lleshi Hansi Flick foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe të Champions League mes Barcelonës dhe PSG-së: “Nuk do të jetë e lehtë, ata presojnë shumë dhe dinë të dominojnë me topin. Duhet të luajmë në nivel maksimal që nga fillimi. Ky është Champions-i”. Për Lamine Yamal, i kthyer nga dëmtimi me një asist ndaj Real Sociedad: “Përcaktimi ‘super, super’ nuk më pëlqen. Është i jashtëzakonshëm, por ka edhe lojtarë të tjerë po aq të mëdhenj. Është 18 vjeç dhe duhet të fokusohet tek impenjimi. Për të ngjitur një ose dy shkallë më lart duhet punë e madhe, talenti nuk mjafton. Nuk është vetëm loja me topin, por edhe mbrojtja. Këtë e presim nga të gjithë”. Mbi Szczesny,...