Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një moment të tensionuar gjatë debatit me analistët e përhershëm të emisionit, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo. Gjatë diskutimit, Bardhi lëndoi dorën në tavolinën prej xhami të studios, duke shkaktuar një situatë të pazakontë. Për të qetësuar atmosferën, analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me humor, duke thënë: “U bëre kurban në studio.” Gjatë intervistës, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike. Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë...