“Tetori Rozë”/ Thirrja e kryeministrit Rama për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë falas!

“Tetori Rozë”/ Thirrja e kryeministrit Rama për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë falas!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh këtë të mërkurë, për fillimin e “Tetorit Rozë”, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit. Në një postim në rrjetet sociale, ai u është drejtuar grave dhe vajzave me një thirrje për t’u kujdesur për shëndetin e tyre. “MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë,” shkruan kryeministri. Muaji tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë”, është një kohë kur institucionet shëndetësore, organizatat dhe qytetarët bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, zbulimit të hershëm...