Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Zgjedhjet për Tiranën/ Alimehmeti: PD ka nevojë për një “operacion”, jo për zgjidhje afatshkurtra
Ilir Alimehmeti, ka folur hapur mbi nevojën për reformim të thellë brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se partia nuk ka nevojë për një zgjidhje afatshkurtër, por për një “ndërhyrje afatgjatë” dhe “operacion të plotë”. Ai tha se është i gatshëm të japë kontributin e tij aty ku e sheh realisht nevojën, duke theksuar se Tirana mund të fitohet, por se PD nuk duhet të mbështetet vetëm te një figurë. Sipas tij kandidati i opozitës duhet të jetë i ndershëm dhe i pastër nga çdo lidhje me drejtësinë, duke e kontrastuar këtë me figurat që, sipas tij, ndodhen “që tani në SPAK”. “PD ka shumë më tepër se sa një kurë afatshkurtër, ka nevojë për më shumë, për një ndërhyrje afatgjatë, ka nevojë për një operacion....