Dështon miratimi i pr.ligjit për shpenzimet, mbyllet Qeveria amerikane

Dështon miratimi i pr.ligjit për shpenzimet, mbyllet Qeveria amerikane

Qeveria amerikane mbylli pjesën më të madhe të operacioneve të saj gjatë orëve të paratë mëngjesit të kësaj të mërkure (1 tetor), pasi përçarjet e thella partiake penguan Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë të arrinin një marrëveshje financimi, duke shkaktuar atë që mund të jetë një ngërç i gjatë dhe i mundimshëm dhe që mund të çojë në humbjen e mijëra vendeve të punës federale. Mbyllja e qeverisë vjen pak orë pasi Senati i kontrolluar nga republikanët dështoi të miratonte një projektligj për shpenzimet qeveritare. Kjo është mbyllja e parë e qeverisë që nga viti 2018. Republikanët fajësojnë ligjvënësit demokrat për refuzimin e mbështetjes së projektligjit të Partisë Republikane për të financuar përkohësisht qeverinë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha në një postim...