Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E BUJSHME nga Spanja: Tare ka kontaktuar Lewandowskin, ëndërron transferimin e tij falas
1 Tetor 2025 8:04 Alfred Lleshi Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Robert Lewandowski. Gazeta “Sport” shkruan se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali. Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën, ku ai luan prej disa vitesh, pas epokës së suksesshme bavareze, skadon më 30 qershor. Edhe pse 37-vjeçari dëshironte ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e tij me blaugranët do të...