Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berat Gjimshiti thyen rekord në Champions League, Ismajli shqetëson Silvinjon
Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë momente të mira (përgjithësisht) me ekipet e tyre në Europë. Një pjesë kanë formë të mirë sportive dhe pritet t’i japin tonin ndeshjes së 11 tetorit kundër Serbisë. Trajneri Silvinjo dëshiron që grupi të jetë i plotë, në formë e pa dëmtime. Por një dëmtim muskulor i Kumbullës që mbeti jashtë, dëmtimi muskulor i Ismajlit që e ka vënë në pikëpyetje pa harruar ndonjë tjetër që ka luhatje në formë, e bezdisin jo pak trajnerin Silvinjo. Ndërkohë, ka dhe lajme të mira,s sidomos me kapitenin Berat Gjimshiti, që shënoi mbrëmë rekordin e radhës individual. Kështu, ndeshja e djeshme mes Atalantës dhe Klub Bruzhit ishte e veçantë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi u rreshtua titullar në...