60 viktima nga tërmeti në Filipine, vendi goditet nga 611 paslëkundje

60 viktima nga tërmeti në Filipine, vendi goditet nga 611 paslëkundje

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.9 goditi brigjet e qytetit Cebu në Filipine të martën mbrëma, pak para orës 22:00 me orën lokale, duke shkaktuar të paktën 60 viktima dhe qindra të plagosur. Lëkundjet e forta detyruan mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën jashtë në frikë nga pasgoditjet. Qeveria provinciale e Cebu-s ka shpallur gjendje fatkeqësie natyrore dhe ekipet e emergjencës po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike dhe dërgimin e ndihmave në zonat më të goditura. Sipas agjencisë shtetërore të vullkanologjisë, që nga momenti i tërmetit janë regjistruar të paktën 611 pasgoditje, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për banorët dhe ekipet e shpëtimit. Spitalet janë tejmbushur dhe shumë pacientë, përfshirë edhe të plagosurit...