Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Investimi nga jashtë në borxhin e brendshëm të qeverisë shqiptare ka arritur në 20 miliardë lekë
Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti në 20 miliardë lekë në mesin e këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me afërsisht 6 miliardë lekë ose 43% që nga fillimi i vitit 2025. Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2.5% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, nga 1.8% që zotëronin në fund të vitit të kaluar.Këto shifra tregojnë se roli i investitorëve jorezidentë në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë është në rritje. Vlerësohet megjithatë, se rritja e investimeve të tyre ka ardhur sidomos në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në tremujorin e dytë ka...