Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katari, Egjipti dhe Turqia i kërkojnë Hamasit të pranojë planin e paqes të Trumpit
Pas shpalljes së planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, një numër vendesh arabe dhe islame kanë dalë në mbështetje të tij. Pavarësisht raportimeve për ndryshime të minutës së fundit në dokumentin final nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetja ndërkombëtare nuk ka munguar. Sipas një raporti të publikuar nga Axios, Katari, Egjipti dhe Turqia, vende që historikisht kanë shërbyer si ndërmjetëse në bisedimet me Hamasin, i kanë bërë thirrje këtij grupi që të pranojë propozimin e paqes të mbështetur nga Trump. Axios citon dy burime të afërta me bisedimet, të cilat tregojnë se tre shtetet po ushtrojnë presion diplomatik mbi Hamasin për të dhënë një përgjigje pozitive dhe për të mos e humbur këtë mundësi të re për ndaljen e luftës dhe...