Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

Meteorologu grek dhe eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron një valë të re moti të keq në Shqipëri në ditët e para të tetorit, me rënie të ndjeshme temperaturash, reshje intensive shiu dhe dëborë. Sipas tij, e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje shumë të forta shiu në veriun e vendit (Shkodër, Kukës, Peshkopi) dhe dëborë mbi 900–1000 metra. Në zonat qendrore (Dibër, Burrel, Elbasan) dhe malet Korab e Shebenik, reshjet do të jenë po ashtu intensive, ndërsa në juglindje (Gramsh, Korçë, malet Moravë dhe Gramoz) parashikohen reshje shiu dhe dëborë mbi 1200 metra. Në jug (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet) do të ketë kryesisht reshje shiu, me mundësi bore mbi 1200–1300 metra. Bregdeti perëndimor (Tirana, Durrës, Vlorë) do të ketë reshje të pakta ose mungesë...