Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Është brenda territorit’, Hoxha flet për negociatat e fshehta me autorin e vrasjes së biznesmenit italian
Në një studio televizive, gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës. Hoxha ka thënë se autori i dyshuar është brenda territorit dhe po negociohet për vetëdorëzimin e tij. Gazetari zbuloi se autori i dyshuar mund të përfitojë nga rrethanat lehtësuese pasi nuk është vrasje e mirëorganizuar. “Personi është brenda territorit dhe kjo është gjë e provuar pasi aktualisht ka negociata për vetëdorëzimin e tij, duke i ofruar atij me vetëdorëzim edhe rrethana lehtësuese, sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje e mirëorganizuar ai mund të përfitojë nga kjo. Nga aq sa kam mësuar duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana po negociohet me njerëz të afërt që të dorëzohet duke përfituar ato që parashikon ligji....