“Kuvendi, rol kyç për integrimin”, Spahiu: Zgjedhjet lokale, test për përfshirjen e qytetarëve

“Kuvendi, rol kyç për integrimin”, Spahiu: Zgjedhjet lokale, test për përfshirjen e qytetarëve

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e ndryshimeve të fundit në funksionimin e Kuvendit, duke i dhënë një rol më të madh në procesin e integrimit evropian. Në një intervistë për RTSH 24, Spahiu tha se objektivi kryesor mbetet “Shqipëria Evropiane 2030”, ku Parlamenti merr edhe një funksion koordinues dhe mbikëqyrës në bashkëpunim me institucionet e tjera. Ajo veçoi edhe rëndësinë e tre komisioneve të reja, që kanë si synim forcimin e shtetit të së drejtës, dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe rritjen e llogaridhënies. “Objektivi kryesor është “Shqipëria Evropiane 2030” ku Kuvendi ka rolin kryesor dhe nuk është vetëm ai që kemi për të realizuar përafrimin e legjislacionit por edhe roli koordinues dhe bashkëpunimit më të madh me të gjitha institucionet e tjera....