Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandali ligjor me Veliajn/ Kalaja tregon se ku gaboi Këshilli Bashkiak: Ka shumë shanse që të…
Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Këshilli Bashkiak, me shkeljet që ka bërë, i ka dhënë shkak Veliajt për të fituar gjyqin në Strasburg. “Shkarkimet e kryetarëve të bashkisë janë të përcaktuara në nenin 115, ndërkohë që artifica që është bërë me VKM-në është se thuhet “në bazë të nenit 100”. Unë mendoj që PD-ja u nxitua që bashkoi votat me PS-në në Këshillin Bashkiak. Ishte pesha e betejës ndaj Veliajt në njërën anë dhe kërkesës që vetë anëtarët e PD-së në Këshill kishin depozituar në maj. Duke u ndodhur përpara një kërkese për shkarkimin e kryebashkiakut për shkak të mungesës 3-mujore në vendin e punës, nuk mund të ngrihesh pastaj ta kundërshtosh. Në...